
Më 25 qershor të vitit 2017, qindra qytetarë kishin falur namazin e Fitër Bajramit për herë të parë 18 vjet pas luftës, në vendin ku dikur kishte qenë xhamia e Ibrit në veri të Mitrovicës, shkruan Mitropol.
Atëbotë, besimtarët u shprehën tejet të lumtur që pas 18 vitesh sërish po dëgjohej ezani në këtë vend.
Ish-kryetari i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, Burim Veliu, kishte uruar që shqiptarët e veriut, por edhe të tjerët, në të ardhmen të falen në këtë vend ku ka qenë xhamia e Ibrit në veri, dhe jo vetëm nëpër xhamitë e ndryshme në jug të qytetit.
Ceremonia e faljes së namazit atëherë ishte zhvilluar nën masa të shtuara të sigurisë dhe nuk ishte shënuar ndonjë incident.
Këtë vit namazi i Fitër Bajramit u fal nëpër xhamitë e qytetit gjithandej poashtu edhe në palestrën “Minatori”./Mitropol/







