Active 2
02KOSOVËLAJME

“Secilit cirk i duhet edhe një palaqo”, nisin talljet me kontenjerët në veri

Tashmë kur kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore të populluara me shumicë serbe janë çfare janë – qendra alternative të vendvotimeve, d.m.th, kontenjerë – kanë nisur edhe talljet me një gjendje objektive të tillë. Këtë e ka bërë edhe një banor i Mitrovicës së Veriut, veshur si palaqo/klloun ku ka pozuar para një kontenjeri të tillë që do të shërbejë si pikë votimi.

Kjo u publikua edhe në rrjetin Twitter kur një qytetare e shpërndau se “një qytetar në Mitrovicë të Veriut para një pikëvotimi alterantive (një kontenjerë lëvizës) bëri një performancë me mesaszhin – ‘Secilit cirk i duhet edhe një palaqo’”.

Active

Për të gjithë është e qartë se këto zgjedhje nuk janë thjesht formalisht të jashtëzakonshme, por edhe nga organizimi i tyre janë përnjëmend të jashtëzakonshme. Për shkak të refuzimit të drejtorëve të shkollave në ato zona (që operojnë sipas sistemit paralel serb) për të lejuar që zgjedhjet të mbahen në ato objekete, Komisioni Qendror Zgjedhor u desh të bëjë edhe zgjidhje të jashtëzakonshme – nëpër kontenjerë. Disa prej tyre madje janë të vendosura edhe nëpër oborre policie.

Numri i qendrave të votimit u zvogëlua nga 44 në 19. Në secilën prej këtyre qendrave u regjistruan rreth dy mijë votues, ndërsa vlerësohet se pjesëmarrja në këto zgjedhje do të jetë minimal ku edhe ashtu kandidaton vetëm një serbe e pavarur për kryetare të Komunës së Leposaviqit.

Kërcënimi i Listës Serbe…

Lista Serbe dje doli me një reagim të rradhës ku bëri thirrje për bojkot të përgjithshëm nga komuniteti serb. Madje, duke u rënë toneve kërcënuese, Lista Serbe tha se çdo pjesëmarrës serbë në këto votime “do të shikohet me përbuzje”.

“Lista Serbe bën thirrje për bojkotim të përgjithshëm të këtyre zgjedhjeve jo demokratike të organizuara nga Albin Kurti në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Më 23 prill të gjitha pikëvotimet do të jenë të zbrazëta me të cilën do të dërgojmë mesazh të qartë te Prishtina por edhe te komuniteti ndërkombëtar”, shkruhet në komunikatën për media të botuar të premten nga Lista Serbe.

Kjo parti e cila është asgjë më shumë se degë e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) që udhëhiqet nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por që megjithatë supozohet të ketë afro 90 përqind të elektoratit në ato zona, vazhdon të trumbetojë propagandën se qëllimi përfundimtar i shtetit të Kosovës është “dëbimi i serbëve” nga ato zona.

“I ftojmë të gjithë serbët në Veri të Kosovës që të dielen e 23 prillit të qëndrojnë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të regjimit të Albin Kurtit qëllimi i vetëm i të cilit është dëbimi i serbëve nga veriu me mbajtjen e këtyre zgjedhjeve”, vazhdon komunikata, ndërsa zgjedhjet në vetvete i quajnë “jolegjitime dhe jodemokratike”.

“Serbët duhet t’i shohin me përbuzje të gjithë ata që dalin dhe marrin pjesë në këtë proces jolegjitim dhe jodemokratik që është kundër interesave të Serbisë”, vazhdon Lista Serbe, derisa konkluzionin e këtyre zgjedhjeve vazhdojnë ta propagandojnë se është për okupimin e pozitave të kryetarëve të komunave.

Lista Serbe ka marrë mbështetjen e paeukivokë të shteti të Serbisë në thirrjen për bojkotim të këtyre zgjedhjeve me ç’rast kanë paraqitur “dy kushte” për pjesëmarrjen e tyre eventuale në zgjedhjet në veri: Themelimin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe si dhe “tërheqjen e të gjitha njësive speciale kosovare” nga ato zona.

Qëndrimi i amerikanëve, “po” zgjedhjeve pavarësisht Listës Serbe

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, siguron se qëndrimi i ShBA’së në raport me mbajtjen e këtyre zgjedhjeve “nuk ka ndryshuar”.Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Hovenier është shprehur se “në pajtueshmëri me dispozitat ligjore” Kosova do të mbajë zgjedhjet më 23 prilll. Derisa u bën thirrje të gjithë banorëve të atyre zonave që të marrin pjesë në zgjedhje, Hovenier tërheq vërejtjen se “të gjitha përpjekjet për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve përmes kërcënimeve apo përdorimit të dhunës, do të përballen me dënimin e fuqishëm të komunitetin ndërkombëtar”.

Ishte Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar ai cili i tha se me siguri të plotë se pavarësisht bojkotit të Listës Serbe sa i përket ShBA’së do të njihet legjtimiteti i këtyre zgjedhjeve. “Së pari, bojkotimi nuk përcakton zgjedhjet. Në fushatën zgjedhore në Serbi në 2019, opozita bojkotoi zgjedhjet. Dhe ne i bëmë thirrje që të marrë pjesë. Fakti që nuk mori pjesë, ishte zgjedhja e saj (opozitës). Dhe pas zgjedhjeve, ne njohëm qeverinë që u formua prej tyre”.

Reagimi i ashpër i Vuçiqit

Zgjedhjet e së dielës në katër komunat veriore “do të shënojnë zyrtarisht turpin e botës dhe Evropës”,ka thënë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa 23 prillin e së dielës e vlerësoi për “ditë të tmerrshme për demokracinë”. Gjatë një interviste për kanalin televiziv krejtësisht nën kontrollin e qeverisë serbe “TV Prva”, ai tha se serbët nuk do të dalin në votime këtë fundjavë.

“Serbët i kanë lënë institucionet e Kosovës jo për shkak të tekave të tyre, ose sepse ishin të rrjedhur apo budallenj, ose sepse duan të mbajnë barrikada apo diçka të tillë. Ata u larguan sepse komandanti [Nenad] Gjuriq u përjashtua jashtëligjshëmn. [Ivan] Todosijeviq u dënua për një krim gojor, që shumë serbë u arrestuan, që qëlluan mbi serbë e madje edhe mbi fëmijë, e tash edhe mbi Jovanoviqin”, ka vazhduar të thotë ai. Kthimi i serbëve në institucione të Kosovës Aleksandar Vuçiq tha se do të bëhet vetëm pasi të formohet Asociacioni i Komunave të banuara me shumicë serbe. Kutjojmë se gjatë ditës së djeshme kandidaturën e tj për kryetar të Komunës së Leposaviqit e ka tërhequr edhe Aleksandar Jabllanoviq nga Partia e Serbëve të Kosovës, me ç’rast nga komuniteti serb ka mbetur vetëm kandidatja e pavarur për kryetare të Komunës së Zveqanit, Sllagjana Pantoviq.

“Tashmë nuk ka kandidatë serbë në tri komunat më të mëdha në Veri. Ka kandidatë nga partia e Albin Kurtit dhe Hashim Thaçit. 300 shqiptarë janë të regjistruar në Leposaviq prej 15 mijë dhe 60-70 jetojnë aty. Do t’i sjellin nga Podujeva që të votojnë. Do të ketë dalje 2 përqind maksimum“, vazhdoi ai.

“Turp të gjithë atyreve bashkërisht, tërë QUINT-it, të gjithë atyre gënjeshtarëve“, u shpreh ai.

Weelnes