Ekipi i klubit të zhytjes ‘Trepça’ në mision të kërkim-shpëtimit për personin e mbytur në Ibër – Lepenc

Ekipi i klubit të zhytjes ‘Trepça’ ndodhet në mision të kërkim-shpëtimit në kanalin e Ibër – Lepencit në veri të Mitrovicës.
Burime të ‘Mitropol’ bëjnë të ditur se një 63 vjeçar i nacionalitetit serb ka përfunduar i vdekur në lumin Ibër.
Deri më tani janë bërë kërkimet përgjatë një km por nuk është hasur në shenja të ndonjë trupi të vdekur, gjersa kërkimet ende po vazhdojnë.
Në vendngjarje kanë dalur edhe ekipet e emergjencës dhe policia e Kosovës./Mitropol/








