Active 2
LAJME

Tentohet të mbyllet për media dera e klasës në të cilën po votonte kandidatja e PDK-së për kryetare të Leposaviqit – VIDEO

Në katër komunat në veri të vendit sot janë duke u mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave.

Në njërën nga qendrat e votimit në Komunën e Leposaviqit (Bistricë, 1217b) gjatë votimit të kandidates së PDK-së për kryetare të kësaj komune, Albulena Behluli Hetemi, përgjegjësit e sallës së votimit tentuan të pengonin mediat që të marrin pamje.

Pellini

Njëri nga përgjegjësit ka tentuar ta mbyll edhe derën duke thënë se ata nuk kanë të drejtë të hynë brenda.

Paraprakisht, mediat kanë pyetur drejtoreshën e shkollës, Rudina Salihu nëse iu lejohet që të hynë brenda të xhirojnë, e njëjta kishte dhënë përgjigje pozitive.

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Kreshnik Radoniqi gjatë vizitës në qendra të votimit e quajti keqkuptim atë së çfarë ka ndodhur edhe në pika tjera të votimit kur gazetarët nuk janë lejuar brenda klasave të votimit.

VIDEO:
https://fb.watch/k4RehhTiOV/?mibextid=afzh1R

Koha