Nga sot nuk keni nevojë ta mbani kartelën e vaksinimit me vete, mund ta shkarkoni në telefon

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që nga sot kartelën e vaksinimit mund ta shkarkoni në telefonin tuaj, shkruan Mitropol.
E një gjë e tillë ndikon që tashmë qytetarët të mos e kanë dert bartjen e kartelës së “madhe” të vaksinimit nëpër kuletat e tyre, sepse mund ta kenë në telefonin e tyre online.
Forma e shkarkimit është e lehtë mjafton kyçja në platformën e-kosova, klikimi tek opsioni Shërbime, pastaj klikimi tek opsioni Shëndetësia dhe krejt në fund shtypet opsioni Pasaporta Elektronike e Vaksinimit.
MSH në anën tjetër ka kërkuar nga qytetarët të vaksinohen. /Mitropol/








