Deputeti vushtrrias Nasuf Bejta tregohet modest, udhëton nga Mitrovica në Prishtinë me autobus, qëndron në këmbë

Jemi mësuar tashmë me pamjet e deputetëve që vozisin vetura luksoze. E këtë rutinë po e thyen deputeti i VV-së nga Vushtrria, Nasuf Bejta, shkruan “Mitropol”.
Përveç se nga Smrekonica, fshati prej nga vjen ka udhëtuar me autobus, ai nuk ka pranuar t’i lirohet vendi kur hypi në autobusin për Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur aktivisti nga Mitrovica, Liridon Kurti, i cili qëlloi rastësisht në autobusin e njëjtë.
Postimi i plotë i tij:
Mirëmëngjesi
Përkundër moshës dhe pozitës , Nasuf Bejta, deputet i Republikës së Kosovës, përgjatë gjithë rrugës Smrekonicë-Prishtinë qëndroi në këmbë.
Për mua personalisht ishte kënaqësi me pa një njeri të tillë modest e kokulur. Zakonisht jemi mësu me pa deputetë e politikanë arrogantë, mendjemëdhenj e që nuk prekin n’tokë andaj pata dëshirë me nda si shembull me juve.
P.S. Nuk njihemi personalisht????









