Medi
02LAJME

Vushtrria e kthen sërish të dielën si ditë pushimi, diçka e tillë po kërkohet edhe nga Lëvizja Vetëvendosje në Mitrovicë

Gjatë ditës së sotme është njoftuar se në qytetin e Vushtrrisë, dita e dielë do të jetë sërish ditë pushimi për shumicën e bizneseve dhe veprimtarive në atë qytet.

Kërkesë për të pasur ditën e dielë ditë pushimi, kanë edhe punëtorët e bizneseve private në qytetin e Mitrovicës, shkruan ‘Mitropol’.

Pellini

Që një temë e tillë të trajtohet si pikë e rendit të ditës në kuvendin komunal, ka kërkuar edhe Kushtrim Zeneli, anëtar i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës si dhe anëtarë i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai tha se kryetari Hamza ka premtuar se kjo çështje do të trajtohet.

“Mbetemi në pritje, do e mbajmë për fjale…….”, shtoi tutje Zeneli./Mitropol

Postimi i plotë:

Është shqetësuese shtyerja sërisht për të disatën herë tashmë të Rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe veprimtarive te tjera në Komunën e Mitrovicës. Ka qënë një kërkesë e vazhdueshme e punëtorëve të sektorit privat që dita e diel të jetë ditë pushimi.
Kemi zotim dhe premtim nga kryetari Hamza se kjo pikë nuk do të shtyhet më dhe në seancën e radhës do të jetë pike e rendit të ditës.
Mbetemi në pritje, do e mbajmë për fjale…….

Koha