Premium Store
02LAJME

Pensionohet një nga profesoreshat e dashura të gjimnazit “Frang Bardhi”, Sevime Zasella

Gjimnazi “Frang Bardhi” në Mitrovicë dje ishte nikoqir i ceremonisë së pensionimit të njërës nga pishtaret e arsimit mitrovicas, profesoreshës, Sevime Zasella, shkruan “Mitropol”.

Pas 42 vitesh me ditar në dorë, profesoresha Zasella, mësimdhënësja me përvojë dhe profesionalizëm të gjatë festoi ditëlindjen e 65-të dhe e la ditarin në raftet e shkollës, bashkë me kujtimet e bukura që ua krijoi studentëve të saj.

Premium Store

Ushtruesi i detyres së drejtori të shkollës, Vesel Sahiti, në emër të kolektivit e falënderoi dhe i dhuroi një dhuratë modeste për meritat dhe angazhimin jetësor në misionin fisnik të mësimdhënies.

Kolektivi i shkollës e uroi për ditëlidnje profesoreshën Zasella poashtu edhe pensionimin e saj./Mitropol/

Active 1