Medi
02LAJME

Dy vetura goditen e ‘bëhen llom’ në Kçiq, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Një aksident mes dy veturash ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë, njofton “Mitropol”.

Dukato 1

Aksidenti ka ngjarë konkretisht në segmentin në fshatin Kçiq të Mitrovicës.

Siç mund të shihet edhe nga fotografitë, nga aksidenti kanë pësuar dëme të mëdha të dy veturat e përfshira gjersa ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe ekipe nga Policia e Kosovës.

”Mitropol” ka kontaktuar me PK-në dhe ndodhet në pritje të informatave të detajuara.

Koha