
Kandidati i PDK-së për të parin e qytetit të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka vizituar fshatin Kçiq dhe Shipolin gjatë ditës së sotme, shkruan Mitropol.
Në këtë takim u panë një numër i konsiderueshëm i fshatarëve dhe qytetarëve mitrovicas, të cilët shprehën përkrahjen për Hamzën.
Edhe në këtë takim është theksuar se Hamza do ta fitojë garën pa ballotazh në qytetin e Mitrovicës. /Mitropol/








