
Dy meshkuj e një femër janë arrestuar natën e mbrëmshme pasi të njejtit kanë incizuar kampin “Belvedere” të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, shkruan Mitropol.
“Të njëjtit në afërsi së kampit Belvedere, në zonën ku me shenja është i ndaluar fotografimi dhe incizimi kanë fotografuar dhe incizuar pa autorizim”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Incizimi në zonat ku është i ndaluar një veprim i tillë përbën rrezik për sigurinë nacionale të vendit.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa rasti vazhdon të hetohet./Mitropol/








