Active 2
02LAJME

Inspeksioni largon kunjat private të vendosura nga qytetarët e bizneset në rrugën “Pajazit Boletini”, e kishin uzurpuar trotuarin

Inspeksioni komunal dje ka kryer demolimin e dryrëve të vendosur në kunja nga qytetarët dhe bizneset në rrugën “Pajazit Boletini”, poshtë gjimnazit “Frang Bardhi”, njofton “Mitropol”.

Aksionin e nisur dje, Inspeksioni do e vazhdojë edhe nesër.

Active 1

Ky veprim i Drejtorisë së Inspeksionit vie pas ankesës së qytetarëve në “Mitropol” për uzurpim të trotuarit, ankesë kjo të cilën portali e kishte përcjellur tek drejtoria më 17 prill.

Pas ankesës së deponur nga “Mitropol”, drejtori i Inspeksionit, Valon Brahimi ishte zotuar se në kuadër të planit të veprimit do kryejnë edhe largimin e kunjave që kishin vendosur privatisht qytetarët, duke uzurpuar trotuaret në rrugë publike.

Banorët e objekteve banesore në këtë rrugë, ashtu si edhe pronarë të bizneseve kishin vendosur kunjat për ta shfrytëzuar rrugën si parking, mirëpo një gjë e tillë do u pamundësohet pas këtij aksioni nga inspeksioni komunal./Mitropol/

Dukato 1