Aquapark 1
02KOSOVËLAJME

Gruaja e ish – policit Dejan Pantiq priti ta takojë Miroslav Lajçakun para zyreve të shoqërisë civile në veri

Përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak sot është mirëpritur në takim së pari nga Kryeministri i vendit, Albin Kurti e pastaj edhe nga Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, shkruan ‘Mitropol’.

Në këto takime Lajçak zhvilloi diskutime për çështje të rëndësishme në vend si marrëveshja e Ohrit, çështja e sigurisë, zhvillimet në veri.

Tripika

Pas këtyre takimeve, Lajçak kaloi nga ura e Ibrit prej nga shkoi në Veri, ku tek ‘shtëpia e Evropës’ në veri ai takoi shoqërinë civile.

Tek shtëpia e Evropës, para se Lajçak të zhvillonte takimin me shoqërinë civile, atë e priti që ta takonte gruaja e ish-policit Dejan Pantiq, njofton ‘Mitropol’.

Kujtojmë se Dejan Pantiq është ish polic serb i Policisë së Kosovës, i cili po vuan denimin me arrest shtëpiak për shkak të organizimit të sulmeve terroriste në veri të vendit./Mitropol

Koha