Active 2
02LAJME

Komuna shpreh gatishmëri në mbështetjen e personave me nevoja të veçanta

Nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, së bashku me drejtorin për Siguri dhe Emergjenca, Bahtir Maxhuni pritën në takim përfaqësuesit e prindërve të fëmijëve të Organizatës Joqeveritare “Handikos”.

Të pranishmit nga përfaqësuesit komunal kërkuan mbështetje institucionale si dhe ofrimin e kushteve më të mira për fëmijët me nevoja të veçanta, në mënyrë që të ndjehen të barabartë në shoqëri.

Aquapark 2

Më këtë rast, nënkryetari Tahiri, ofrojë gatishmërinë e tij në mbështetje të kësaj kategorie të shoqërisë sonë, duke theksuar përkrahjen e dhëna nga komuna për organizata të cilat mbrojnë të drejtat e personave me nevoja të veçanta, qoftë me projekte apo përmes ofrimit të kushteve dhe integrimit të tyre në shoqëri.

Premium Store