Pellini
KOSOVËLAJME

Betimi i kryetarëve të rinj në veri, ministri Krasniqi: Në ditët në vijim do të bëhet

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, nuk ka dhënë një datë të saktë se kur do të mund të bëhet betimi i kryetarëve të rinj në katër komunat veriore, të cilët janë zgjedhur më 23 prill.

Ai ka thënë se janë dakorduar që betimi të bëhet në ditët në vijim.

Aquapark 2

Ai ka treguar se ky proces do të bëhet në koordinim me ministrinë.

Ne dje i takuam kryetarët e zgjedhur të katër komunave veriore. Kemi biseduar për proceset e ardhshme…Kemi deklaruar edhe njëherë obligimin tonë institucional si ministri e linjës dhe jemi në mbështetje të këtyre asamblistëve dhe kryetareve në konstituimin e kuvendeve dhe bashkëpunimin tonë me ta. Jemi dakorduar që në ditët në vijim individualisht t’i caktojmë të gjitha seancat me kryetarët e zgjedhur”, ka thënë Krasniqi për “Telegraf”.

Premium Store