Aurora Group
02LAJME

Pensionohet Halim Mehana, mësimdhënësi i shquar i Gjimnazit “Eqrem Qabej” në Vushtrri

Pas një karriere të shkëlqyer të shënuar nga pasioni dhe përkushtimi për mësimdhënie, mësimdhënësi i Halim Mehana është pensionuar nga profesioni i mësimdhënësit të lëndës së Fizikës në Gjimnazin “Eqrem Qabej” të Vushtrrisë. Ky moment emocionues shënon mbarimin e një kapitulli të rëndësishëm në jetën e tij profesionale dhe kontributin e çmuar që ka dhënë për arsimimin e brezave të rinj.

Me rastin e pensionimit është organizuar edhe një ceremoni e shkurtër solemne ku morrën pjesë mësimdhënës të Gjimnazit “Eqrem Qabej” në Vushtrri.

Weelnes

Prof.Halim Mehana ka qenë një figurë e shquar dhe e respektuar në në mesin e kolektivit të shkollës, duke krijuar një ndikim të madh në jetën e mijëra nxënësve që kanë kaluar nëpër korridoret e Gjimnazit “Eqrem Qabej”. Me një përkushtim të rrallë dhe një pasion të vërtetë për Fizikën, ai ka arritur të frymëzojë nxënësit e tij për të ndjekur shkencën dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre intelektuale.

Nëpër vitet e tij të shërbyer në Gjimnazin “Eqrem Qabej”, Z. Halim Mehana ka shfaqur një devotshmëri të paepur në ndërtimin e një mjedis mësimor të frytshëm dhe në inkurajimin e nxënësve për të arritur suksesin.

Përmes përkushtimit të tij, Z. Halim Mehana ka ndihmuar të krijojë baza të fortë për suksesin e nxënësve në provimet e ndërmjetme dhe ato finale, duke e bërë Gjimnazin “Eqrem Qabej” një shkollë e njohur për suksesin akademik.

Kolegët dhe nxënësit e tij i shprehin respektin dhe falenderimet e tyre për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë gjatë viteve.

Premium Store