Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, Policia arreston katër të dyshuar dhe sekuestron një “AK-47”

Sot rreth orës 18:30, Policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka njoftuar se bazuar në informacionet fillestare nuk raportohet për persona të lënduar.
Ahmeti ka bërë të ditur se zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet të dyshuar në lagjen “Arbëria” dhe të gjejnë dhe sekuestrojnë një armë “AK-47”, të cilën njëri nga të dyshuarit e ka hedhur në mbeturina.
Ajo ka thënë për KALLXO.com se deri tani në stacion policor janë shoqëruar katër persona, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në këtë ngjarje.








