Medi
02KOSOVËSPORT

Selmani: Të enjten do të jetë një spektakël basketbolli, besoj që do t’i kënaqim e gëzojmë Torcidën dhe mitrovicasit

Sot është mbajtur finalja e katërt e ndeshjeve të playoff-it mes KB Trepçës dhe KB Pejës, ndeshje kjo e cila përfundoi me fitoren e Pejës, shkruan ‘Mitropol’.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i KB Trepçës, Ilir Selmani, ka dhënë një intervistë ku ka komentuar rreth ndeshjes së sotme.

Pellini

Selmani tha se ndeshja e sotme mes KB Trepçës dhe KB Pejës, ka qenë një derbi i vërtetë dhe humbja e KB Trepçës erdhi si pasojë e përqëndrimit jo maksimal.

Tutje ai shprehet optimist se KB Trepça do të mund të fitojë kampionatin e këtij viti.

“Të enjten do të jetë një spektakël basketbolli, besoj që do t’i kënaqim e gëzojmë Torcidën dhe mitrovicasit”, shtoi Selmani.

Përndryshe në serinë e ndeshjeve finale të playoff-it, KB Trepça dhe KB Peja janë me rezultat të barabartë 2 – 2, dhe ndeshja që do të mbahet të enjten në Mitrovicë, do të determinuese për ekipin fitues.

Premium Store