Pellini
KOSOVËLAJME

Aksidentohet një veturë zyrtare në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, katër të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Mazgit të Obiliqit, ku katër persona kanë pësuar lëndime.

“Rreth orës 15:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në hyrje të autostradës në fshatin Mazgit. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete, njëra nga to veturë zyrtare”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prishtinës, Agron Borovci.

Dukato 1

“Për pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale”.

Ai ka njoftuar se njësia rajonale e trafikut tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes për ta hetuar rastin.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”.

Ndërkaq nga dëshmitarë të vendit të ngjarjes bëhet e ditur se aty janë parë automjete të zjarrfikësve, të ndihmës së shpejtë dhe të policisë.

Aquapark 2