Medi
02LAJME

“Dikush iu hodhi hot-dog” – Vazhdon ngordhja masive e qenve në Mitrovicën e Veriut

Pak para mesnatës mbrëmë, në afërsi të shëtitores në Mitrovicën e Veriut, janë parë katër qenë të ngordhur.

Dyshohet se po vazhdojnë helmimet masive të qenve që kishin nisur javë më parë, raporton Kossev.

Pellini

Disa qytetarë kanë kontaktuar Policinë dhe kanë thënë se dikush iu ka hedhur qenve hot-dog të helmuar.

Sipas të dhënave nga Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Sapa”, që nga 3 marsi në veri kanë ngordhur mbi 100 qen.

Sipas qytetarëve, hot-dogët e gjetur nuk janë fort larg vendit ku ishin shtrirë qentë e ngordhur.

Premium Store