Premium Store
KOSOVËLAJME

Varhelyi pas takimit me Listën Serbe: Asociacioni kusht për integrim në BE

Pas Prishtinës ku u prit nga zyrtarët më të lartë të shtetit të Kosovës, Komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, gjatë qëndrimit të tij në Kosovës, i ka vizituar edhe përfaqësuesit e Listës Serbe.

Ai e kaloi në këmbë urën mbi lumin “Ibër”, ku dhe vazhdoi për tek zyrat e kryetarit të Listës Serbe Goran Rakiq.

Medi

Varhelyi, tha se krijimi i Asociacionit është kusht për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe për përparimin e Kosovës në BE.

“Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është parakusht për normalizim dhe përparim të Kosovës në rrugën drejt BE-së”, tha Varhelyi.

Me të ishte edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Active 1