Aurora Group
KOSOVËLAJME

Kryetari i Leposaviqit hyn në Komunë pa telashe, Policia dhe KFOR-i prezent

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, të shtunën ka hyrë në objektin komunal pa ndonjë telashe.

Rreth orës 10:00 ai ka hyrë në komunë për të vazhduar punën, nën përcjelljen e mbrojtjes së afërt.

Aurora Group

Megjithatë, në afërsi të komunës po qëndrojnë njësitë speciale të Kosovës, si dhe KFOR-i. Aty janë edhe tre autoblinda.

Policia po punon edhe sot në pastrimin e mbetjeve të zhavorrit e gurëve që kanë mbetur nga dje, 26 maj, kur serbët lokalë kanë protestuar për të mos lejuar hyrjen e Hetemit brenda objektit./Koha.net

Weelnes