Medi
KOSOVËLAJME

Kryetari i Leposaviqit: Të hënën dalë në zyrë, s’mund të na ndalojë dikush që gjuan gurë

Kryetari i Leposaviqit, Lulëzim Hetemi, ka paralajmëruar se të hënën do të shkojë në zyrë.

Ai në një prononcim për Klankosova.tv tha se pavarësisht situatës, ai përsëri do të hyjë në zyrë.

Dukato 1

“Do të dalë në zyrë të hënën. Edhe nëse situata e njëjtë përsëritet prapë, ne do të hyjmë në zyra. S’mund të na ndalojë të hyjmë në objekte të shtetit kushdo që gjuan gurë”, tha ai.

Kujtojmë se dje kryetarët e Leposaviqit, Zveçanit e Zubin Potokut janë penguar nga protestuesit serbë që të hyjnë në zyrat e tyre, ku më pas u desh intervenimi i policisë për t’ua mundësuar një gjë të tillë.

Pas kësaj ngjarjeje, komuniteti ndërkombëtar fajësuan qeverinë, duke i kërkuar që të zmbrapsen.

Active