Premium Store
02LAJME

Pronarët e “AgroSerra” lajmërojnë mbylljen e biznesit dhe emigrimin, shkak kushtet e dobëta ekonomike në vend

Mitrovicasi Gani Hajzeri dhe bashkëshortja e tij janë pronarët e një prej serrave me lulet më të bukura në qytetin e Mitrovicës, “AgroSerra”.

Pavarësisht luleve të bukura të cilat i mbjellin dhe rrisin e i kanë në shitje, çifti nga Mitrovica kanë thënë se në korrik do të emigrojnë për shkak të kushteve dhe gjendjes jo të mirë ekonomike në vend.

Pellini

Ndërkaq pronari i një prej vendeve më të zhvilluara turistike në Shqipëri ‘Mrizi i Zanave’ ka treguar se vet ai furnizohet me lule nga “AgroSerra” si dhe ka bërë thirrje për mbështetje ndaj këtij biznesi.

Pronari i ‘Mrizit të Zanave’ përmes një statusi ka thënë se përmes blerjes së luleve në këtë serrë, përveç që do ndihmojnë zhvillimin e biznesit, njëkohësisht edhe do të parandalojnë ikjen nga vendi të një njohësi fenomenal të biodiversitetit./Mitropol

Pellini