Medi
KOSOVËLAJME

Hajnat bëjnë qyl shtëpinë e mërgimtarit Menxhiqi në Vushtrri, vjedhin 30 mijë euro para të gatshme

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Rastet më të shpeshta ndodhin në shtëpitë e mërgimtarëve, që janë cak i hajnave pothuajse çdo ditë. Kështu ka ndodhur edhe të shtunën në shtëpinë e familjes Menxhiqi në Vushtrri, ku hajnat kanë vjedhur një shumë të majme parash.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se vjedhja ka ndodhur në shtëpinë e mërgimtarit Isa Menxhiqi dhe rasti është denoncuar nga vet pronari, i cili ka raportuar se hajnat kanë vjedhur hiç më pak se 30 mijë euro cash.

Tripika

Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e tij, të dhënë para hetuesve, hajnat kanë depërtuar me forcë brenda shtëpisë, ku kanë arritur të kryejnë vjedhjen.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Aquapark 2