Aurora Group
KOSOVËLAJME

Atiq nuk beson që do t’i kërkohet dorëheqja: Zgjedhjet në vitin 2025

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq ka thënë se mandati i tij do të zgjasë deri në vitin 2025, kur në Kosovë mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ai ka thënë se nuk beson që do t’i kërkohet dorëheqja nga dikush.

Dukato 1

Atiq, në një intervistë për T7, ka thënë se po angazhohet që t’i plotësoj kërkesat dhe nevojat e kësaj komune.

“Nuk mendoj që kanë me na e kërku dorëheqjen. Ne nuk mundemi me ndiku në politika më të mëdha, por e imja si kryetar komune është që ta jap maksimumin për premtimet të cilat i kemi pasur në fushatë. Po shpresoj që kena filluar me një vrull të mirë dhe pozitiv. Shpresoj që në ditët e fundit, në zgjedhjet e rregullta në vitin 2025, t’ia arrijmë me kry punë të mira”, ka deklaruar Atiq.

Atiq ka thënë se është e çuditshme se si prijësit e Listës Serbe nuk janë lodhur duke e kërkuar tërheqjen e plotë të forcave të Policisë së Kosovës nga veriu.

“Kërkesa e tyre për largim të forcave policore është e kahmotshme dhe është për çudi se si nuk janë lodhur me këtë kërkesë. Unë vij nga subjketi politik dhe duke e njoftë, nuk mendoj që ka me pasë zmbrapsje në këtë drejtim. Ata që bëjnë këso kërkesash, mirë është të pajtohen sa më shpejht me realitetin e ri, që shtrirja e sovranitetit është një realitet i ri dhe s’ka me pas zbrapsje në këtë drejtim”, ka deklaruar Atiq.

Premium Store