The New York Times nxori lidhjet e Vuçiqit me grupet e krimit, Zëri i Amerikës: A është ende ai partner i besueshëm i SHBA-së?

Në fillim të muajit maj, The New York Times Magazine publikoi një histori të thelluar për Aleksandar Vuçiqin duke treguar lidhjeve e presidentit serb me një grup kriminal që po ndiqet penalisht për një sërë krimesh, duke përfshirë trafikun e drogës dhe vrasjen.
Historia tërhoqi vëmendjen e gjerë ndërkombëtarisht, jo vetëm në Ballkan, ku organet hetimore lokale kanë raportuar shumë nga të njëjtat akuza, të cilat lideri serb i mohon.
Departamenti i Shtetit nuk pranoi të komentonte rreth raportimeve për lidhjet e liderit serb me grupet kriminale, megjithatë të paktën një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit e ndau historinë në mediat sociale. Dhe akuzat u ngritën muajin e kaluar gjatë një seance dëgjimore në Kongresin amerikan për Ballkanin Perëndimor.









