SHBA dhe BE mund ta lënë marrëveshjen Kosovë-Serbi për kohë më të mira, ky është skenari i GNK’së

Organizata joqeveritare Grupi Ndërkombëtar i Krizave ka shkruar mbi tensionet në veri të Kosovës dhe zgjidhjet që mund të ndalin ato.
GNK thotë se SHBA-ja dhe BE-ja kanë të drejtë që i kërkojnë Qeverisë Kurti që të tërheqë policinë e saj nga ndërtesat komunale dhe që kryetarët e sapozgjedhur të veprojnë vetëm si administratorë kujdestarë që punojnë nga vende alternative, për shembull zyra në fshatrat me shumicë shqiptare. Kjo organizatë thotë se NATO gjithashtu ka të drejtë të vendosë rezervën e saj operacionale.








