Aurora Group
KOSOVËLAJME

Situata e sotme në veri, Petkoviq thotë se Kurti do luftë

Pas arrestimit të një prej drejtuesve të grupit kriminal të njohur si “mbrojtja civile” Milun Milenkoviq nga Policia e Kosovës, ka reaguar drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic.

Në një konferencë për media Petkoviq tha se i arrestuari i sotëm, Milun Milenkoviq nuk është kriminel por një sportist i shquar.

Active

Ai gjithashtu tha se kryeministrit Kurti i interesojnë vetëm lufta dhe konfliktet, si dhe u bëri thirrje KFOR-it që t’i largojë forcat speciale nga veriu.

“Është policia e vërtetë e Kurtit, e cila në veri shërben vetëm për të ngacmuar popullin serb. I bëjmë thirrje KFOR-it që të ndërhyjë urgjentisht, për të larguar forcat policore ROSU nga veriu i Kosovës dhe pushtuesit që sulmojnë popullin duarbosh serb. Përderisa ata janë të pranishëm në veri, nuk do të ketë paqe për popullin serb”, tha Petkoviq./Mitropol

Active