Aurora Group
LAJME

Nxënësi i përjashtuar plagos disa persona në një shkollë fillore në Bosnjë

Një nxënës ka shtënë me armë zjarri në shkollën fillore të Lukavacit në Tuzlla të Bosnjës të mërkurën në mëngjes, duke lënë disa të plagosur, asnjëri prej tyre i mitur, ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Edin Deliq.

Deliq ka bërë apel te prindërit që të mos panikohen, pasi nuk ka asnjë nxënës viktimë.

eKiosk

Sipas mediave boshnjake, nxënësi qe i përjashtuar nga kjo shkollë më herët për sjellje të këqija.

Ai ka plagosur rëndë punonjësin e shkollës, i cili gjendet në sallën e operacionit. Ende s’ka detaje për personat e tjerë.

Nxënësi u arrestua menjëherë. Ai i përket datëlindjes së vitit 2008.

Premium Store