Raportohet se Policia Speciale e Serbisë “kidnapoi” 3 policë të Kosovës në kufirin në Jarinje

Njësia Speciale e Serbisë raportohet se ka ‘kidnapuar’ tre policë nga forca speciale të Kosovës.
Tre specialsët raportohet se kanë përfunduar të kidnapuar nga serbët e specializuar teksa patrullonin në vijën kufitare në afërsi të Leposaviqit.
Siç raporton Novosti, aksioni i Policisë serbe ishte aksion special i koordinuar.
Novosti thotë se edhe presidenti Vuciq është i njoftuar.
Deri tash nuk ka asnjë informacion zyrtar nga institucionet e Kosovës.








