
Një person është vrarë në orët e mbrëmjes në “Rrugën C” në Prishtinë.
Personi i vrarë, i cili u qëllua me armë zjarri-kallashnikov është Blerim Daci, i cili kishte dhe dokumente falso të cilat i përdorte, e të cilat ishin me emrin Blerim Shabani.
Ndryshe viktima Blerim Daci, u qëllua me armë zjarri rreth orës 20:00. Ai u gjet i pajetë në veturën e tij, e cila kishte regjistrim të Republikës së Maqedonisë.








