
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka deklaruar se të gjithë duhet t’i gëzohen arrestimit të Milun Milenkoviq- Llune, i cili është një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijës i bandave kriminale.
Ai në RTV Dukagjini, ka thënë se Milenkoviq, ka rrahur shqiptarë që 10 vite, më keq se në vitet e 90-ta.







