Ditët e ftohta po vijnë, çerdhja publike në Mitrovicë tash e disa ditë pa nxemje, ankohen fëmijët dhe prindërit

Çerdhja publike në Mitrovicë “Gëzimi Ynë”, tash e disa ditë ka mbetur pa nxemje, shkruan Mitropol.
Një gjë e tillë ka ndikuar që prindërit e fëmijëve që shkojnë në këtë çerdhe të ankohen për temperaturat e ulëta në objektin e çerdhës.
Prindërit, kanë kontaktuar redaksinë e Mitropol, dhe kanë thënë se që nga dita e premte objekti i çerdhës është pa nxemje.
Arsyet pse po mungojnë nxemjet në këtë objekt ende nuk dihen, teksa, prindërit theksojnë se për tu ngrohur fëmijët kanë përdorur nxemje të vogla. /Mitropol/







