
Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Asamblenë Komunale të Mitrovicës, Izet Tahiri, del të ketë qenë kandidati më i votuar në garën e brendshme të Këshillit të VV-së në Mitrovicë.
Mitropol ka siguruar listën e votave të kandidatëve që garonin për t’u futur në listën e asamblesë nga VV, pa emrat e 10 anëtarëve që i ka emëruar kryetari i degës, Faruk Mujka.
Sipas kësaj liste, kandidati me më së shumti vota del të jetë Izet Tahiri me 44 sosh.
Kandidatja më pak e votuar e kësaj liste kishte gjithsejt 14 vota./Mitropol/








