
Hetuesit policorë nga Sektori për Hetime Financiare i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kishin pranuar një informatë nga një ankues më 01.08.2023, se persona të dyshuar përmes dokumenteve të falsifikuara të paraqitura në Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, në mënyrë të kundërligjshme dhe pa pëlqimin e tij, i kanë bartur pronësinë dhe aksionet e kompanisë te një person tjetër, shkruan “Mitropol”.
Vlera e aksioneve, apo kapitali i kësaj kompanie sipas ankuesit është disa milion euro.
Policia në koordinim me prokurorinë kompetente, kishin ndërmarrë veprime hetimore, duke siguruar prova dhe dëshmi të dokumenteve të falsifikuara siç ishin: një autorizim, një vendim për ndryshim të statutit të biznesit dhe një kontrate për falje të aksioneve, me të cilat ishte bërë edhe ndryshimi i pronësisë dhe aksionarit të këtij biznesi.
Lidhur me rastin ishte intervistuar i dyshuari M.A., (viti i lindjes 1965, mashkull kosovar) në prezencë të avokatit mbrojtës.
Pas përfundimit dhe sigurimit të provave dhe dëshmive ishte iniciuar rasti ‘falsifikim i dokumenteve’ dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.
“Mitropol” kishte raportuar se nga tre personat e arrestuar, dy ishin nga Mitrovica dhe njëri ishte shtetas shqiptar.
Gjersa, Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me rastin në konsultim me prokurorin, dy të dyshuarit nga Mitrovica janë liruar dje në procedurë të rregullt.
Ndërsa i dyshuari mashkull Shtetas i Shqipërisë sipas aktvendimit mbi paraburgim është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz./Mitropol/








