Aurora Group
02LAJME

EKSKLUZIVE: Kjo është lista e emrave të asamblesitëve të rinj nga të gjitha partitë në Mitrovicë

KQZ ka pregatitur një draft të listës finale me emrat e asambleistëve më të votuar nga të gjitha partitë të cilën pritet ta publikoj nesër, njofton Mitropol.

Mitropol ka arritur ta siguroj ekskluzivisht listën e emrave të të gjithë kandidatëve që pritet të jenë përfaqësues të mitrovicasve në Kuvendin Komunal, në rast se nuk merret vendim për rinumërim votash.

Premium Store

PDK me gjithsej 11,091 vota pritet t’i marrë 14 ulëse në Kuvend. 14 më të votuarit në listën e PDK-së janë si në vijim:

Arian Tahiri (11,091 vota), Vesa Broja (662), Shkëlqim Ibrahimi (536), Fisnik Suma (522), Igballe Islami (522), Fahri Shabani (496), Majlinda Kurti (424), Xhafer Preteni (409), Fadil Veseli (400), Valon Brahimi (388), Mentor Vinarci (387), Lavdim Zeneli (387), Florina Çitaku (357), Namzije Sejdiu (351).

LVV me gjithsej 8,603 vota ka arritur të siguroj 11 ulëse. 11 më të votuarit në këtë listë vijojnë:

Faruk Mujka (8,603 vota), Naser Muja (409), Hysen Muzliukaj (406), Jeton Zeneli (366), Kushtrim Zeneli (359), Ekrem Sadiku (340), Armend Begu (324), Shkurta Shosholli Musa (315), Elidiana Budini Haziri (248), Erseka Barani (239), Xhevrije Bahtiri Ademi (228).

Në listën e LDK-së që ka gjithsej 4,680 vota ndodhen 6 emra: Armend Agolli (4,680 vota), Xhyljeta Imeri (301), Flutura Beka Kamberaj (273), Sevdaim Uka (268), Oltion Ahmeti (230) dhe Gazmend Asllani (228).

FeD me 1,039 vota do përfaqësohet nga Jeton Ujkani, AKR nga Gjergj Beka me 1,021 vota, PD nga Vesel Neziri me 633 vota, ndërsa AAK me 558 vota do përfaqësohet nga Ardita Aliu.

Në rezultatet finale mund të ketë vetëm ndryshime shumë të vogla./Mitropol/

Weelnes