Ky është vëllai i deputetit Gjyshinca dhe dy personat tjerë të arrestuar për sulm ndaj policit në Vushtrri (Emrat)

Berat Gjyshinca, vëllai i deputetit të Vetëvendosjes Gazmend Gjyshinca, është arrestuar bashkë me dy persona tjerë nën dyshimin për sulm fizik ndaj zyrtarëve policorë në Vushtrri.
Veriu.info raportoi ekskluzivisht për arestimin e Gjyshincës.
Bashkë me të u arrestuan edhe Mentor Zeqiri dhe Albi Mavriqi.
Mitropol ka siguruar fotografinë e tre personave.

Personi me bluzë me mëngë të gjata është Alb Mavriqi, në mes Mentor Zeqiri dhe në qosh Berat Gjyshinca, vëllai i deputetit Gazmend Gjyshinca.







