
Policia e Kosovës e ka arrestuar Besim Zeqirin e njohur si “Kaça”, i cili dyshohet se është “njeriu kryesor” i kontrabandës nga Serbia për në Kosovë.
Arrestim i tij ka ndodh në orët e para të mëngjesit në afërsi të Çeçevës në veri të vendit, kjo pasi “Kaça” dhe katër serbë kanë gjuajtur me armë në drejtim të Policisë së Kosovës.
Rastin e arrestimit të një shqiptari dhe katër serbëve e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani.
Besim Zeqiri, i njohur si “Kaça”, ishte një ndër 10 personat i cili dyshohej se është “njeriu kryesor” i kontrabandës nga Serbia për në Kosovë.
Në vitin 2021 ai u arrestua pasi u shpall në kërkim pas një aksioni të Njësisë Speciale të Kosovës ku u bastis barnatorja e tij, nën dyshimin për kontrabandë.
Ai gjithashtu ishte arrestuar në vitin 2018 nga Policia e Kosovës, si i dyshuar për krim të organizuar.








