
Një person ka kryer vetvrasje para pak minutash në lagjen “Tjegullore” pranë Mega Market “Florenti” në Mitrovicë, mëson “Mitropol” nga burimet e veta.
Personi që kreu vetvrasjen dyshohet se ra nga kati i dytë i shtëpisë së tij tri katëshe.
“Mitropol” mëson se në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet e shëndetësisë dhe ekipet forenzike nga Policia e Kosovës. Trupi i pajetë është dërguar në spitalin e Mitrovicës me auto-ambulacë.

Viktima është një burrë i moshës madhore.
”Mitropol” ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe do ju mbajë të informuar për detajet.






