Kosovari prezantohet rrejshëm me letërnjoftim fals serb, pasi e zë policia e nxjerr atë të Kosovës

Sot Policia e Kosovës ka arrestuar një kosovar në Zveçan pasi që i njëjti ka prezantuar një letërnjoftim të Republikës së Serbisë i cili është dyshuar se mund të jetë i falsifikuar, shkruan “Mitropol”.
Gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se ai letërnjoftim nuk është i tij dhe ka prezantuar letërnjoftimin e Republikës së Kosovës.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që t’iu sekuestrohet letërnjoftimi i Republikës së Serbisë dhe pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt./Mitropol/







