Aurora Group
02KOSOVËLAJME

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet një person në Veri, u fut ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një person që është futur ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës, raporton “Mitropol”.

Arrestimi ka ndodhur në fshatin Bistricë të Leposaviqit rreth orës 14:30.

Active

“Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë të cilën e drejtonte i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari ka pranuar se ka kaluar nëpërmes rrugëve ilegale nga Serbia në R. Kosovë.”, thuhet në raport.

Pas intervistimit, i dyshuarit me vendim të prokurorit është liruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Koha