Medi
KOSOVËLAJME

Policia arreston një serb të dyshuar për krime lufte në Vushtrri

Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas serb, shkruan Mitropol.

Ai është arrestuar nën dyshimin për kryerje të veprës penale “Krime lufte kundër popullatës civile” në komunën e Vushtrrisë.

Premium Store

Personi i dyshuar është dërguar në Polici dhe pritet të intervistohet në prezencë të avokatit mbrojtës.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Kosovës, konkretisht Departamenti i Policisë kufitare në bashkëpunim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë arritur që sot, më  10.10.2023, në orët e pasdites në Merdarë t’a lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin mashkull/serb me iniciale (T.B.),viti i lindjes 1971.

I njëjti dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë.

Personi i dyshuar është dërguar në Polici dhe pritet të intervistohet në prezencë të avokatit mbrojtës ku të gjitha procedurat e mëtejme do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë.

Active 1