Medi
LAJMESHQIPËRI

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 50-vjeçari nga Serbia

Foto ilustrim

Një 50-vjeçar nga Serbia është vënë në pranga në Morinë, pasi tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Gjermani.

Kjo për falsifikim të dokumenteve dhe përvetësim të sendeve të vjedhura, kryer në formën e grupit kriminal.

Weelnes

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Berlin, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, i kërkuar ndërkombëtarisht I. B., 50 vjeç, banues në Serbi.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 50-vjeçarit./Albanianpost

eKiosk