Aurora Group
02LAJME

Plagosje në Qirez të Skënderajt, policia jep detaje

Foto ilustrim

Një plagosje ka ndodhur më herët në fshatin Qirez të Skenderajt.

Burimet fillestare pohuan mbi rrethana të paqarta, teksa në vendin e ngjarjes arriti edhe Policia, e cila nisi hetimet.

Weelnes

Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti ka konfirmuar rastin duke thënë se viktima plagosi veten aksidentalisht, me një armë gjuetie.

“Bazuar në të dhënat fillestare, bëhet e ditur se një person i moshes madhore, si pasojë e vetëplagosjes aksidentale me armë gjuetie ka kërkuar tretman mjekësor në QKMF Skenderaj. Njësitet përkatëse janë duke trajtuar rastin!” deklaroi Zahiti.

Weelnes