Medi
LAJME

Enis Abdurrahmani ndëshkon sërish grevistët, ua ndalon pagesat për mëditje dhe shujta

Foto Ali Azemi

Pas suspendimeve të djeshme, menaxhmenti i ndërmarrjes “Trepça” ka vendosur t’u vë ndëshkime shtesë punëtorëve të minierës të cilët ka ditë që kanë hyrë në grevë.

Një vendim i ri i ndërmarrë sot nga menaxhmenti, të cilin e ka siguruar të plotë Reporteri.net, ua ka ndaluar punëtorëve grevistë të Trepçës pagesat për mëditje të rregullta dhe për shujtë, prej datës 24 tetor.

Aurora Group

Kjo, sipas vendimit, vlen për të gjithë punëtorët e Trepçës, si ata në minierë, në flotacion, në administratë dhe në njësitë e tjera.

Menaxhmeti i Trepçës dje ka suspenduar nga puna Kryetarin e Sindikatës së minatorëve, Ibrahim Jonuzi.

Kjo është konfirmuar për Reporteri.net nga vetë Jonuzi i cili e cilësoi një vendim të tillë anti-ligjor.

 

“Është i vërtetë suspendimi nga puna. Arsyetimi ka qenë se unë jam organizatori i kësaj greve, por jemi vetëm ndërmjetësues mes bordit dhe punëtorëve. Është një vendim anti-ligjor që nuk i shërben demokracisë”, tha shkurtimisht Jonuzi.

Sot është dita e tetë prej kur minatorët e minierës me flotacion kanë hyrë në grevë.

Koha