Aquapark 1
KOSOVËLAJME

Raportohet se Albin Kurtiti i refuzohet viza për në Amerikë, deklarohen nga zyra e kryeministrit

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka dematuar lajmin se kryeminsitrit të Kosovës i është refuzuar viza për SHBA.

Në media pak më herët sot u raportua se SHBA ia refuzoi vizën kryeministrit Kurti.

Active 1

Mirëpo, në një prononcim për Insajderin, Kryeziu tha se nuk ka asgjë të vërtetë në këto raportime.

Ai tutje shtoi se vizita në SHBA do të ndodhë së shpejti dhe se e njëjta është duke u planifikuar.

“Nuk është e vërtetë. Kryeministri Kurti është i pajisur me vizë amerikane. Ai do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti. Vizita e tij është duke u planifikuar”, tha Kryeziu.

Koha