Active 2
KOSOVËLAJME

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarve për veprën penale vjedhje e rëndë

Policia e Kosovës ka publikuar pamjet e të dyshuarve për vepren penale vjedhje e rëndë dhe ka kërkuar nga publiku të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personave të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së tyre, shkruan Mitropol.

“Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të tyre”, thuhet në njoftimin e policisë

Active

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 17 nëntor 2023

Policia e Kosovës, mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, në mbështetje të dispozitës së nenit 71, paragrafit 4 pika 4.1, 4.12, lidhur me nenin 77, paragrafi 2, të KPP-së, si dhe në përputhje me nenin 8, të KEDNj-së, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarve të shpallur në kërkim, të dyshuar për implikim në veprën penale;

​​”Vjedhje e Rëndë”, konform nenit 315 të KPRK-së.

Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personave të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së tyre.

Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të tyre

Dukato 1