Arrestohen katër persona në Ferizaj,dyshohet se detyruan një person që të paguajë fajde mbi 164 mijë euro

Policia e Kosovës gjatë një Operacioni Policor në katër lokacione në Ferizaj ka arrestuar katër persona të dyshuar për Veprën Penale “Fajde” dhe “Detyrim”, shkruan Mitropol.
Sipas policisë të arrestuarit gjatë viteve 2021/2023 dyshohet se kanë detyruar një person që ti paguaj deri me tani para me fajde në vlerë prej 164.500 euro.
Gjatë kontrollit në pronat e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar dy armë (pistoleta), katër karikator, dy pushkë gjuetie, 95 fishekë, pesë telefona mobil dhe 2600 euro.
“Të dyshuarit pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore.” thuhet në raportin e policisë.
Njoftimi i plotë:
Sot me datë 23.11.2023 me Urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan – Departamenti për Krime të Renda, Sektori për Hetimin e Krimit të Organizuar nga Policia e Kosovës ka zhvilluar Operacionin Policor në katër (4) lokacione në Ferizaj ku janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar për Veprën Penale “Fajde” dhe “Detyrim”.
Të dyshuarit gjatë viteve 2021/2023, dyshohen se e kanë detyruar viktimën që ti paguaj deri me tani para me fajde në vlerë prej 164.500 euro (Njëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e pesëqind euro).
Gjatë kontrollit në pronat e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar:
Dy (2) armë (pistoleta)
Katër (4) karikator
Dy (2) pushkë gjuetie
Nëntëdhjetë e pesë (95) fishekë
Pesë (5) telefona mobil
Dy mijë e gjashtëqind (2600.00) euro
Shënime/evidenca, Kontrata dhe Marrëveshje që dyshohen se lidhen me Veprën Penale.
Të dyshuarit pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale në përgjithësi, në veçanti luftë e pa kompromis dhe zero tolerancë do të aplikohet kundër krimit të organizuar








