Premium Store
02LAJME

LAJMI I FUNDIT: Sigurimi i QTA – Durmart në Mitrovicë rrah një konsumator, ky i fundit kthehet dhe ua then xhamat me sakicë

Një rast i rrahjes ka ndodhur paraditën e sotme në Mitrovicë, më saktësisht në marketin QTA-Durmart në Shipol, ku sigurimi i marketit ka rrahur një konsumator.

Veriu.info ka mësuar nga burimet e saj se fillimisht pas një telashe mes personit përgjegjës të sigurimit me një konsumator, i pari pastaj ka rrahur konsumatorin.

Aurora Group

Pas kësaj, konsumatori i rrahur nga sigurimi i QTA – Durmart, është kthyer dhe ka dëmtuar me sakicë xhamat e marketit.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka deklaruar se dy persona janë duke u intervistuar nga policia, njëri nën dyshimin për shkaktim të lëndimit trupor, ndërsa tjetri për dëmtim prone

“Dy persona të dyshuar për rastin janë duke u intervistuar nga policia. Njëri nën dyshimin për shkaktim të lëndimit trupor, ndërsa tjetri për dëmtim prone” – ka thënë Zahiti.

Veriu.info ka tentuar të kontaktojë edhe pronarin e QTA – Durmart, Agron Durimishi, por i njëjti nuk ka pasur qasje në telefonin e tij.

Koha